Arrestimi i Beqajt, Paloka: U akuzua për vjedhjen më të vogël, SPAK i kapur. Në Shqipëri bëhet siç do kryeministri

3 months ago 6

Deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 u pyet për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Paloka thekson se SPAK e akuzoi Beqajn për vjedhjet e BE, ndërsa ai akuzohej nga opozita për afera edhe më të rënda. Për Palokën, drejtësia në vendin tonë bëhet siç do Edi Rama.

Edi Paloka: Ilir Beqaj që ka disa padi, për miliona euro që na vidhen neve, është arrestuar për disa mijëra euro që i ka vjedhur BE-së. Imagjinoni çfarë monstrash janë këta. Duke qenë në situatë të sikletshme, sërish vjedh. Drejtësia e Ramës është si koha e Enver Hoxhës. Këtu ka marrëveshje, iu thotë Rama që shkoni bëni nja 6 muaj burg me akuza të lehta, se këta kanë vjedhur me Edi Ramën. Edhe Arben Ahmetaj nuk ka folur shumë, që nuk pranoi të bashkëpunojë me Ramën.

SPAK metaforikisht po vepron kështu, që dikush ka bërë vrasje prsh, e merr se ka kaluar vijat e bardha me semafor të kuq, për akuza qesharake pra. SPAK është i kapur. Edhe te rasti i Olta Xhaçkës, ligji për ta është se çfarë vendos Edi Rama. Nëse Rama thotë se në Shqipëri do ketë diell, do ketë diell, nëse thotë se do ketë shi, do ketë shi. Edhe parlamenti vepron siç thotë Rama, njësoj është dhe rasti i Xhaçkës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article