Arrestimi i drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit/ Sveçla: Puna në institucionet e Kosovë, faji i vetëm i tij

1 year ago 51
Reklamë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njofton se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherësh djali i zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviç, është arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Ministri Sveçla shprehet se faji i tij i vetëm është fakti se merr pjesë në institucionet e Kosovës.

“Nikolla Radimiroviç së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”.

Sipas Sveçlës, ky arrestim është i padrejtë, si dhe është një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviç dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”.

Top Channel

Read Entire Article