Arrestimi i Dritan Rexhepit, reagon Balla: Rezultat i rëndësishëm

11 months ago 27
10:19 10/11/2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të Dritan Rexhepit, të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

Balla thotë se ky lajm është një rezultat i rëndësishëm i arritur falë bashkëpunimit të një sërë agjencish ligjzbatueshe nga disa vende partnere. Ministri shprehet se forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund.

Po ashtu, ai paralajmëroi se të hënën do të takohet në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpolit për ta dërguar në një nivel tjetër goditjen ndaj krimit të organizuar.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandëshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar”, tha Balla.

Kujtojmë se Rexhepi u arrestua në Stamboll falë një operacioni të policisë turke. Ai kishte shkuar aty pas arratisë me një pasaportë kolumbiane dhe jetonte në një vilë ku u sekuestruan ndër të tjera para dhe armë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article