Pas arrestimit te prokurorit te Vlorës, Aurel Zarka, të mërkurën Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të vendosur edhe pezullimin e tij nga detyra.
Po ashtu do të diskutohet për të emëruar në Prokurorinë e Posaçme edhe Prokuroren e Durrësit Anita Jella dhe të Tiranës, Bledar Maksutin. Më herët KLP kishte shpallur fitues Anita Jellen dhe prokurorin Ndini Tavani, që iu nënshtruan vlerësimeve të një komisionit të ngritur nga SPAK.
Në këtë komision nuk u kualifikua Tavani dhe vendin e tij e zuri prokurori tjetër, Bledar Maksuti.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb