Arrestimi i Metës, Murati: Ai ka një problem me amerikanët, mazhoranca e informuar për…

2 hours ago 10

Erl Murati, Drejtor i Informacionit në News 24, duke folur në emisionin “Open” për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta tha se ka një problem mes tij dhe amerikanëve.

Murati tha se beson se drejtësia e re drejtohet nga amerikanët, ndërsa solli në vëmendje deklaratat e mëparshme të Ilir Metës që fliste për një komplot ndërkombëtar kundër tij për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur lidhur me zhvillimet rajonale.

Ai tha se ajo që është evidente është fakti se sa herë që SPAK godet majtas, minimalisht mazhoranca është e informuar për lëvizjet e drejtësisë, pasi nuk ka si shpjegohet që sa herë ka arrestime në rradhët e mazhorancës ata dorëhiqen pastaj arrestohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article