Arrestimi i Metës, Xhixho: Arrestim i paligjshëm. Një polici që rrethon deputetët, e pabesueshme

2 hours ago 20

Deputetja Erisa Xhixho, nënkryetare e PL-së, në emisionin “Open” në News24, duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, tha se kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe jo me arrestim.

Xhixho tha se nuk është respektuar asnjë procedurë dhe arrestimi është i paligjshëm.

“Është bërë një shoë, të gjitha pamjet shpërndaheshin në kohë reale, gjithçka e inskenuar. Si mund ti besoj unë një Policie, forcat speciale të së cilës hyjnë në Kuvend dhe rrethon deputetët? Të guxosh të prekësh një zyrtar politik dhe lider të opozitës, është turp dhe që nuk nderon vendin. Veprimet e tyre të paligjshme, bien ndesh me vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Zbatimi i masave të sigurimit bëhet nga BKH, ç’punë ka policia aty?”, tha Xhixho.

Ajo tha se është shkelur neni 246 i Kodit Penal.

“Nuk e ka kundërshtuar Ilir Meta, është personi okular, që në asnjë moment nuk pranon faktin se është refuzuar. Ilir Meta nuk ishte në rrezik për t’u larguar, ai është paraqitur në çdo moment në SPAK. Është një hakmarrje ndaj Ilir Metës”, tha Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article