Arrestimi i mjekut besimtar, Ylli Gurra: Ajo çka është më e rëndë është skllavërimi i minorenes pa dijeninë e familjes

9 months ago 22

Duke komentuar rastin e mjekut Dervish Hasi, i cili është arrestuar nga policia për abuzimin e një vajze 14-vjeçare, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në “Open” në News 24, se doktori nuk ka asnjë të drejtë që të justifikojë apo të veshë uniformën e besimit për të lehtësuar barrën e vet.

“Kurani përkundrazi, në momentet e para kur ka ardhur e ka ndaluar marrjen dhe nëpërkëmbjen e gruas në këtë mënyrë. Në rastin e doktorit, nuk ka asnjë të drejtë që të justifikojë apo të veshë uniformën e besimit për të lehtësuar barrën e vet.

Ajo çka është më e rëndë, nëpërkëmbemja ose skllavërimi i minorenes pa dijeninë e familjes. Kurani përkufizon në një bashkëshorte, e kundërta e saj jo vetëm është padrejtësi, por edhe nëpërkëmb dinjitetin e femrës. Mos reagimet në kohën e duhur si Policia e Shtetit apo edhe KMSH sjell pasoja të tilla”, thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article