News24 siguron dosjen që çoi në burg Ilir Metën/ Lobimi në SHBA u pagua nga biznesmeni që u favorizua në tregun e fibrave optike

2 hours ago 25

Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rezultojnë me lidhje të dyshuara korruptive me biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, të cilin e favorizuan për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Communication INC” dhe një kompanie telefonike celulare në Shqipëri.

News24 ka siguruar detaje të dosjes hetimore të SPAK që çoi prapa hekurave Ilir Metën për 3 akuza dhe ndër të tjera rezulton se kompania “UNIFI Communication INC” me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun rezulton se ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions me drejtor ekzekutiv John Moreira”.

Me këtë kompani amerikane, Lëvizja Socialiste për Integrim me përfaqësues Ilir Metaj kishte lidhur kontratë për shërbime konsulence. Pagesat siç rezulton në dosjen e SPAK janë kryer nga “UNIFI Communication INC” për periudhën tetor 2016 – gusht 2017.

“Nëpërmjet përgjigjes së letërporosisë është evidentuar fakti se kompania UNIFI Communication INC nëpërmjet tranfertave bankare nga llogaritë e saj ka kryer në vitin 2016 dhe 2017 pagesa për llogari të JPM Strategic Solution LLC të John Moreira”, thuhet në dosje.
Në dosje thuhet se Ilir Meta ka lidhur marrëveshje lobimi janë lidhur në 2016 me kompaninë Global Security and Inovative Strategies dhe me kompaninë Mckeon Group INC. Me këtë të fundit janë lidhur dy marrëveshje, njëra direket me LSI dhe tjetra me ndërmjetësimin e kompanisë greke Dorelita Limited LTD.

“Rezulton se LSI në periudhën janar 2016 – dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC për qëllime konsulencë 463 mijë euro dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë KQZ si dhe ka paraqitur pranë prokurorisë 3 fatura me vlerë 100 mijë euro, ndërsa diferenca prej 369 mijë eurosh është paguar nja nga entitet i padeklaruar nga partia LSI”, thuhet në dosjen e SPAK.

Prokuroria e posaçme ka dyshime të forta se çifti Meta-kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë UNIFI Communication INC. Këto të dhëna janë përftuar nga akt i ekspertimit të një telefoni celular që kishte patur në përdorim vite më parë Monika kryemadhi, i cili u sekuestrua në shtëpinë e nënës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article