Arrestohen 2 serbë të tjerë në Kosovë

11 months ago 20
Reklamë
23:16 25/09/2023

Dy serbë të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, bëri të ditur gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, në një lidhje live për emisionin Opinion në Tv Klan.

Brenda një makine të parkuar në një parking është gjetur një sasi arsenali armësh.

Nuk dihet nëse dy personat e arrestuar kanë lidhje me sulmin e armatosur një ditë më parë ndaj Policisë së Kosovës.

Numri i të arrestuarve në Ksoovë deri më tani ka shkuar në 8 persona.  /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article