Arrestohen shtatë persona për përgjegjësi komanduese dhe ndihmë në gjenocid në Bosnje-Hercegovinë

10 months ago 24

Policia e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) në Bosnje-Hercegovinë sot kanë arrestuar shtatë persona në Zvornik për dyshimin e kryerjes së veprës penale “gjenocid”.

SIPA bën të ditur se kjo vepër penale lidhet me veprat “përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “ndihmë”, të cilat janë të parashikuara nga Kodi Penal i Bosnjë-Hercegovinës.

Pas procedurave në ambientet e SIPA-s, personat e arrestuar do t’iu dorëzohen Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, raporton klix.ba.

Personat e arrestuar lidhen me pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë në korrikun e vitit 1995.

SIPA ende nuk ka publikuar detajet e veprimit të sotëm, kështu që më vonë pritet të bëhen të ditur më shumë detaje. /Telegrafi/

Read Entire Article