Arrestohet i katërti për vrasjen, dyshohet se siguroi armën për vrasjen e Liridonës

10 months ago 28

Ashtu sic dyshohej, më shumë persona janë përfshirë në vrasjen makabre të Liridona Ademajt, në periferi të Prishtinës dy javë më parë.

Dyshimet i konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë e cila njoftoi arrestimin e një personi të katërt.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo deklaroi se i ndaluari dyshohet për shitje të paautorizuar të armëve të zjarrit.

Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje, i arrestuari besohet se ka gjetur armën me të cilën u krye vrasja e Liridona Ademajt.

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se i arrestuari është Tomë Doda nga një fshat i Gjakovës.

Së bashku me këtë të fundit, deri më tani numri i të artestuarve për vrasjen e Liridonës ka shkuar në katër përfshirë bashkëshkëshortin e saj Naim Murselin.

Liridona Ademaj, u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në periferi të Prshtinës, ngjarje që fillimisht bashkëshorti i saj, Naim Murseli e raportoi si grabitje me pasojë vdekjen.

Por dy ditë më vonë policia e Kosovës zbuloi se njarja ishte organizuar dhe fshehur pikërisht nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit u arrestua pas ceremonisë mortore së bashku me vrasësin dhe një person tjetër.

Çfarë mbetet mister, edhe 2 javë pas ngjares është motivi që shtyu Naim Murselin  të vriste nënën e dy fëmijëve të tij.

Megjithëse aludimet kanë qenë të shumta, autoritetet nuk kanë dalë ende në një konkluzion./vizionplus.tv

Read Entire Article