Arrestohet ish-drejtori i policisë së Malit të Zi

11 months ago 52

Zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kontrabandë. 

Siç tha për rtcg, prokurori i shtetit dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiq, “me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, Departamenti i Policisë Speciale ka ndaluar S.S., ish-drejtorin e Administratës së Policisë, si dhe është arrestuar edhe I.B”.

Sipas Radonjiqit, ata janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kontrabandës.

Kujtojmë se Stojanoviq gjatë gjithë jetës ka punuar në polici. Nga viti 2013 deri në mars të 2018 ka qenë drejtor i Administratës së Policisë.

Pasi pushoi së kryeri funksionin e drejtorit të policisë në shtator të vitit 2018, Qeveria e Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Dushko Markoviq, emëroi Stojanoviqin si sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai kaloi disa kohë në atë pozicion, dhe më pas u kthye në polici, pas së cilës doli në pension në janar të vitit 2021. /Telegrafi/

Read Entire Article