Arrestohet në Dubai Marklen Haka

3 months ago 16

Marklen Haka, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është arrestuar në Dubai, raporton për Balkanweb gazetari Igli Celmeta.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi.

Marklen Haka, i konsideruar si anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Ai i ka mbijetuar disa atentateve.

Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.

Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.

Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article