Arrestohet në Spanjë Ismail Zeneli, plani për ekzekutimin e vëllezërve: Detajet sipas dosjes së SPAK

10 months ago 38

Është arrestuar nga policia spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, anëtar i grupit ku i arrestua dhe Erzen Breçani.

Ismail Zeneli përshkruhet në dosjen e SPAK sipersoni që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë të vëllanë në Britaninë e Madhe. Mësohet se Zeneli është arrestuar dy ditë më parë në Spanjë, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë kërkuar nisjen e procedurave të ekstradimit.

Kush është Ismail Zeneli

Sipas dosjes së SPAK, Ismail Zeneli është anëtar i grupit të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit dhe operonin në trafikun e kokainës.

Mësohet se Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, i cili në rastin konkret ishte Brazili. Po ashtu, Zeneli sipas prokurorëve ishte personi që bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.

Në bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili. /vizionplus.tv

Read Entire Article