Policia spanjolle ka sekuestruar 23 kilogramë kokainë në lagjen San Blas-Caniljejas, vlera e së cilës është 1.8 milion euro.
Të martën, gjatë një patrullimi të rregullt, oficerët e policisë nga distrikti San Blas-Caniljejas vunë re dy persona që po largoheshin nga automjeti “Mercedes A Class” me dy valixhe dhe një çantë sportive, të cilat i lëshuan pasi i panë ata.
Një burrë me pasaportë të Serbisë u arrestua ndërsa ai është i lidhur me trafikun “në shkallë të gjerë” të drogës.
Një person tjetër ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton N1.
Janë konfiskuar edhe makina për ambalazhim me vakum, si dhe aksesorë shtesë.
Pas matjeve u konstatua se janë sekuestruar gjithsej 23.23 kilogramë kokainë. /Telegrafi/
🚔Incautados 23 kg de cocaína repartidos en 18 paquetes en el distrito de #SanBlas
🚩Con un valor estimado de 1,8 millones de euros
Tras una huida a la carrera lograron detener a un individuo e interceptar 2 maletas y 1 bolsa donde se encontraba la droga.
Colaboró #seccióncanina pic.twitter.com/s6JCbyK9Zy
— Policía Municipal de Madrid (@policiademadrid) December 14, 2023