Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.
Begaj shpreson se ky hap do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.
Qytetarët e Kosovës, nga kjo e hënë, 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.