Arsenal i përgjigjet City-t

1 year ago 25
Reklamë
21:00 12/08/2023

Londinezët e nisin me fitore kampionatin. Direkt rivalitet për titull

Arsenal e ka nisur me të njëjtin ritëm si Manchester City sezonin e ri në kampionat. Londinezët nuk hasen vështirësi ndaj Nottingham Forest, duke triumfuar 2-1. Fitore qe ruan ecurinë e mirë për Arsenal, e cila vjen pas atij triumfi në Superkupën e Anglisë ndaj Manchester City.

Gjithçka e zgjidhur që në pjesën e parë për skuadrën e Artetës, që duket se konfirmon se edhe këtë sezon do duelojnë për titullin kampion. Nketia zhbllokoi shifrat me një gol tepër të bukur.

Pak minuta më pas Saka shënoi golin e sigurisë, për t’i dhënë kështu tre pikët Arsenalit, që i bashkohet City-t me 3 pikë. Goli i Nottingham vlejti thjeshtë për statistikë, duke debutuar kështu me humbje në sezonin e ri.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article