Arsenal rihap garën për titull, rekorde interesante në takimet e Premier League-s angleze

7 months ago 14
Reklamë
12:04 31/01/2024

Fitorja e Arsenalit ndaj Nottingam rihapi garën për kreun e Premier League angleze. Londinezët arritën që të thyenin kundërshtarin në transfertë me shifrat 2-1. Gabriel Jesus ishte hero me një gol dhe asist, me brazilianin që i dha fitoren e dytë radhazi skuadrës së Mikel Artetës. Goli i 3 pikëshit mban autorësinë e Bukayo Saka. Ai bëhet lojtari i parë i Arsenalit që shënon mbi 10 gola dhe 10 asiste në të gjithë garat për dy sezone radhazi që kur Alexis Sanchez e bëri më parë këtë tre herë. Pas kësaj fitoreje, Arsenal ngjitet në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Nottingam pëson humbjen e dytë radhazi.

Neëcastle duket se ka lënë pas krizën. “Qymyrxhinjtë” koleksionuan fitoren e dytë radhazi për të ngjallur shpresat për një vend në Kupat e Europës. Newcastle shënoi tre herë ndaj Aston Vijës, kundërshtarë ndaj të cilit ka realizuar 8 gola në dy përballjet e këtij sezoni. Për Aston Vijën goli mban firmën e Ollie Watkins. Ai bëhet i treti futbollist që shënon 50 gola në Premier League me fanellën e kësaj skuadre, ndërsa është i pari lojtar që shënon mbi 10 gola në katër sezone radhazi.

Kjo ishte humbja e parë për Aston Vijën në shtëpi që nga shkurti i vitit të shkuar, duke i dhënë fund ecurisë prej 17 ndeshjesh.


Të ngjashme

Read Entire Article