Arsenali fiton me goleadë

7 months ago 23
Reklamë
21:00 11/02/2024

Arsenali bëri një nga paraqitjet më të mira të sezonit deri më tani, pasi mundi West Ham 6-0 në London Stadium. Ishte një fillim i tensionuar i lojës me shansin e parë të vërtetë që erdhi në minutën e 23-të, pasi gjuajtja e Leandro Trossard u prit shkëlqyeshëm nga Alphonse Areola.

Goli përfundimisht erdhi vetëm në minutën e 32 kur William Saliba shënoi me kokë nga një goditje nga këndi.

Skuadra e Mikel Artetës dyfishoi epërsinë vetëm pak çaste më vonë pasi Saka fitoi një penallti pas një faulli të portierit dhe e dërgoi vetë rrjetë nga pika e bardhë.

Ndeshja më pas u kthye në një masakër absolute pasi Gabriel tundi rrjetën me kokë për të tretën herë para se të përfundonte pjesa e parë.

Çuditërisht, golat nuk përfunduan me Arsenalin që shënoi të katërtin në shtesat e pjesës së parë.

Një grup tifozësh të West Ham u nisën për të dalë nga stadiumi ndërsa skuadrat u kthyen për pjesën e dytë në një heshtje thuajse vdekjeprurëse brenda stadiumit.

Arsenal vijoi të shënonte. Saka shënoi në të 63. Dy minuta më pas shtoi emrin në listën e shënuesve edhe Declan Rajs.

Kjo ishte humbja me e thellë në histori për West Ham në ndeshjet e luajtura në shtëpi dhe njëkohësisht fitorja me e thellë jashtë fushe për Topçinjtë.

Fitorja 6-0 e Arsenal ndaj West Ham dhe ajo 8-0 e New Casle ndaj Sheffield United e bën sezonin aktual të parin që sheh dy ndeshje me rezultat kaq të thellë që prej vitit 1960.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article