Arsenali fiton në frymën e fundit, vendos goli i Kai Havertz

10 months ago 41

Arsenali ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Brentford me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste, kur vlen të përmendet një gol i shënuar nga Leandro Trossard, por që u anulua nga VAR.

Në pjesën e dytë Arsenali shtoi presionin, por goli nuk vinte.

U desh të pritej minua e 88-të, kur Bukayo Saka harkoi në zonë, ku më së miri u gjend Kai Havertz që me kokë shënoi për 1-0.

🎶 One-nil to The Arsenal 🎶 pic.twitter.com/OJ0gFGVoYg

— Arsenal (@Arsenal) November 25, 2023

Ndeshja nuk solli më gola të tjerë dhe Arsenali mori fitoren e tetë këtë sezon që e mban në vendin e tretë me 27 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article