Arsenali i bashkohet garës për shërbimet e yllit të akademisë së Barcelonës

7 months ago 17

Arsenali i është bashkuar një numri të madh klubesh në garën për të siguruar shërbimet me talentin e Barcelonës, Mikayil Faye, ka raportuar Mundo Deportivo.

Faye tashmë i ka ‘rrëmbyer’ titujt e gazetave në Spanjë pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme javën e kaluar. Kjo pasi Faye kishte arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshje radahzi për Barca Atletic.

19-vjeçari ka qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm për trajnerin Rafa Marquez, duke shkëlqyer në 21 ndeshje këtë sezon.

Pasi tashmë ka filluar të shënojë edhe gola, vëmendja e klubeve të mëdha evropiane është rikthyer përsëri tek Faye.

Barcelona në fakt e kishte refuzuar një ofertë zyrtare për Faye gjatë janarit, kur ekipi francez Lenz kishte ofruar katërfishin e shumës prej 2.2 milionë eurosh që blaugranasit kishin paguar për të siguruar shërbimet e tij në verë.

Senegalezi është i ‘vërshuar’ nga ofertat, pasi që përveç Arsenalit interesim konkret për të kanë shfaqur edhe klube si Nice, Lille dhe Borussia Dortmundi.

Siç qëndrojnë gjërat Barcelona nuk do të synojë shitjen e Fayes, por zhvillimi i vrullshëm i Pau Cubarsit ka bërë që Fayes t’i pamundësohet që të marrë minuta me ekipin e parë këtë sezon./Telegrafi/

Read Entire Article