Arsenali i falet Trossard, fiton si mysafir i Everton

1 year ago 47
Reklamë

Arsenali ka fituar si mysafir i Evertonit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.

Topçinjtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar me Gabriel Martinellin, po që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Mikael Arteta bëri ndryshimet e nevojshme për 45minutat e dyta.

Arsenali gjeti golin e epërsisë në minutën e 69-të, kur Bukayo Saka asistoi te  te Leandro Trossard që shënoi për 1-0.

Trossard, you beauty 🔥 pic.twitter.com/QqKvxjOYFm

— Arsenal Focus (@FocusArsenal) September 17, 2023

Deri në fund edhe pse kishte raste, gola më nuk pati dhe Arsenali mori fitoren e radhës.

Arsenali me këtë fitore ka 13 pikë, dy më pak se Manchester City që është lider./Telegrafi/

Read Entire Article