Arsenali rikthehet në Ligën e Kampionëve me fitore – Mposht PSV-në me rezultat të thellë

1 year ago 26
Reklamë

Arsenal e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, teksa kanë mposhtur ekipin holandez me rezultat të thellë 4-0.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutat e parë të ndeshjes  më saktësisht në minutën e 8-të, nëpërmjet Bukayo Sakas i cili u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për t’ia dhuruar ekipit të tij epërsinë prej 1-0.

Ata nuk u ndalën pas këtij goli të shënuar, dhe e gjetën rrugën e rrjetës përsëri kësaj radhe me Leandro Trossard i cili me një goditje të fuqishmë në cepin e djathtë të portës kundërshtarë arrin të shënojë për 2-0.

Trossard has done it again. More goals than Mudryk in his entire career 💀💀💀 pic.twitter.com/VJ22fj0hvR

— Av (@aviv_lavi) September 20, 2023

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Gunners arrijnë të shënojnë për 3-0, kësaj radhe me brazilianin Gabriel Jesus, i cili shfrytëzon një asistim të bukur nga belgu Trossard.

GOOOOOAAAALLL GABRIEL JESUS!

What a touch and finish. 3-0 Arsenal.

pic.twitter.com/g5hliJNtzR

— All Things Brasil™ 🇧🇷 (@SelecaoTalk) September 20, 2023

Me këtë rezultat (3-0) përfundon edhe pjesa e parë e takimit.

A perfect first half ⚡️ pic.twitter.com/HsUvYs1W5G

— Arsenal (@Arsenal) September 20, 2023

Në pjesën e dytë mysafirët ishin pothuajse të dorëzuar për shkak të rezultatit të lartë, dhe Arsenali e pati kontrollin total të ndeshjes.

Fillimisht, Jesus pati një rast të artë shënimi në minutën e 62-të, por goditja e tij përfundon afër shtyllës së majtë të kundërshtarëve.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje, e shënoi kapiteni Martin Odegaard në minutën e 70-të të takimit.

🚨🚨| GOAL: Odegaard scores for Arsenal!

Arsenal 4-0 PSV

pic.twitter.com/AMTkFG5ZDO

— CentreGoals. (@centregoals) September 20, 2023

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit,të dyja ekipet patën rastet e tyre për shënim por rezultati mbeti i paprekur dhe kështu Arsenal mori fitoren e parë pas më shumë se gjashtë vitesh mungesë në këtë kompeticion./Telegrafi/

Read Entire Article