Arsyeja interesante pse në Angli nuk do të ketë transmetim të ndeshjes Man City vs Brentford

8 months ago 5

Tifozët e Manchester Cityt dhe Brentfordit nuk do të jenë të lumtur me arsyen pse ballafaqimi i dy ekipeve të tyre të preferuara nuk do të transmetohet në asnjë televizion në Angli.

City sot (e martë) do të jetë nikoqir i Brentfordit në “Etihad Stadium”, në përpjekje për t’u rikthyer tek fitoret pas barazimit 1-1 me Chelsean në vikend.

Sidoqoftë, tifozët e dy klubeve nuk do të jenë në gjendje të ndjekin asnjë minutë të këtij takimi pasi ndeshja nuk do të transmetohet në asnjë televizion në Angli.

Asnjë prej Sky Sports, TNT Sports apo Amazon Prime Video nuk do të jenë transmetues të kësaj ndeshje, pasi paraprakisht ky takim ishte paraparë të luhej gjatë kohës kur City ishte i angazhuar në Kupën e Botës për Klube.

Shumë tifozë të futbollit në Angli paguajnë më shumë se 1 mijë euro në vit për tre transmetuesit e ndeshjeve të Ligës Premier, andaj ky vendim për të bojkotuar këtë ndeshje me shumë gjasa do t’i nervozojë tej mase ata.

City dhe Brentfordi u takuan rreth dy javë më parë ku në atë takim fitues dolën “Qytetarët” të cilët triumfuan me rezultat 3-1, falë het-trikut të Phil Foden./Telegrafi/

Read Entire Article