Arteta: Arsenali, vendi i duhur! Hedh poshtë zërat për transferim te Barcelona

7 months ago 16
Reklamë
22:40 29/01/2024

Mikel Arteta e quajti të pavertetë lajmin se do të transferohej te Barcelona në verë dhe këmbënguli se ai ka ende punë për të bërë tek Arsenali. Gazeta spanjolle Sport shkroi se tekniku i “topçinjve” i kishte thënë stafit të tij se mund të merrte vendin e Xavi-t si trajner i blaugranave kur të mbyllej sezoni.

Përpara ndeshjes së Arsenalit kundër Nottingham Forest në Premierë Ligë, spanjolli i quajti të pavërteta lajmet në konferencë për sthyp.

“Nuk mund ta besoja! Nuk ka burim! Nuk ka asgjë dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flitet për gjëra personale. Tregoj shumë kujdes kur flas publikisht rreth gjërave të mia personale dhe kur dikush publikon një deklaratë sikur e kam thënë unë, më mërzit shumë. Unë jam në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur! Jam i përqendruar në këtë udhëtim fantastik me këtë klub, këta lojtarë, stafin dhe njerëzit tanë e ka shumë, shumë për të bërë ende!”

Kontrata e Artetës përfundon në verën e vitit 2025 dhe klubi beson se ai do të rinovojë.

Spanjolli theksoi se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me drejtuesit e “topçinjve” dhe se gjërat do të vijnë natyrshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article