Artisti indian krijon Babagjyshin e Vitit të Ri me rërë dhe qepë

10 months ago 26
10:53 25/12/2023

Ai pretendon se skulptura është më e madhja në botë me këto materiale

Një artist indian ka krijuar figurën e Babagjyshit të Vitit të Ri duke përdorur rërë dhe qepë.

Sudarsan Pattnaik pretendon se vepra e tij është skulptura më e madhe dhe ndoshta e vetmja e krijuar me këto materiale në botë, me përmasa 30 metra e gjatë, gjashtë metra e lartë, dhe 12 metra e gjerë.

Poshtë skulpturës ka edhe një shkrim në gjuhën angleze ku shkruhet ‘Dhuro një pemë, gjelbëroni tokën’ një thirrje e cila është dëgjuar nga qytetarët të cilët kanë dhuruar vazo me bimë të ndryshme.

“Në këtë skulpturë kemi përdorur dy ton qepë. Kam dhënë gjithashtu edhe këtë mesazh ‘dhuroni një pemë’. Të gjithë i dimë pasojat e ndryshimeve klimatike që po ndodhin, kështu që ky është një mesazh për të gjithë ne.”

Artistit indian dhe studentëve të kursit së tij të artit iu deshën tetë orë për të përfunduar skulpturën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article