Asamblea Parlamentare e Nismës për Europën Qendrore, sot seanca në Kuvendin e Shqipërisë

1 month ago 22

Sot në Kuvendin e Shqipërisë, salla e seancave plenare, nën kujdesin e Kryeparlamentares, Elisa Spiropali, zhvillohet Asamblea Parlamentare e Nismës për Europën Qendrores.

Seanca nis punimet në orën 10:00 dhe vijon deri në orën 17:30.

Në nisje të takimit, i cili do të moderohet nga Kryetari i Delegacionit të Kuvendit në AP të CEI, deputeti Etjen Xhafaj, do të përshëndesë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e CEI, Zsuzsanna Kiraly, Ambasadori i BE, z. Silvio Gonzato, si dhe Kryetarja e Komisionit për Çështje Europiane, Jorida Tabaku.

Prej 1 korrikut 2024, Shqipëria ka marrë Presidencën e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Evropën Qëndrore, në vitin e 35-të të jetës së kësaj organizate. Kjo është konsideruar jo vetëm si një përgjegjësi dhe detyrim, por edhe një oportunitet që Shqipëria dhe Kuvendi të rikonfirmojnë vizionin, kontributin dhe përkushtimin për bashkëpunimin rajonal, paqen, sigurinë dhe rrugëtimin evropian të vendit tonë dhe të vendeve të tjera që aspirojnë t’i bashkohen familjes evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article