Asambleja e PS/ Rama: Jemi në fazën e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe adresimin e balancës gjinore

7 months ago 11
19:16 21/02/2024

Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur një prononcim për mediat. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se me anëtarësimet në PS janë shumë mirë teksa ka shtuar se janë në fazën e dytë. Kryeministri Rama ka shtuar se kjo fazë ka të bëjë me angazhimin për anëtarësimet e reja dhe për adresimin e balancës gjinore në pjesëmarrje.

Edi Rama: Fjala ime këtu është në respekt tuajin. Doni të dini më shumë, anëtarësohuni në PS dhe futjuni aktivizimit politik në PS, ndryshe çfarë të ju them. Me anëtarësimet jemi shumë më mirë se çfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin, tani jemi në fazën e dytë. Siç e vendosëm në asamblenë kombëtare, faza e angazhimit për anëtarësimet e reja dhe për adresimin e balancës gjinore në çdo qark. Ka pika të caktuara që janë në zona rurale, ku duhet bërë pak më shumë punë për të garantuar pjesëmarrje më të balancuar mes burrave dhe grave. 

Kryeministri Rama ka thënë se ndryshimet janë pjesë e jetës së PS-së teksa ka shtuar se kjo parti ndryshon vetveten. Rama ka thënë se pjesë e PS-së do të jetë një mesatare prej 10 organizatash teksa ka shtuar se do të marrë pjesën në çdo mbledhje që ata do të zhvillojnë,

Edi Rama: Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj dhe PS është parti fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë të tjetrët, por ndryshon vetveten. Unë e shoh pozitiv angazhimin, plus që sistemi ynë që ka një komponent më të zhvilluar dixhital. Ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk është thjesht çfarë raporton njëri apo tjetri me fjalë. Ndarja e punës së gjithë anëtarëve të asamblesë, mesatare prej 10 oragnizatash, unë do i kem dhe organizatat e mia. Po, do të jem në të gjitha qarqet dhe do të marr pjesë në të gjitha mbledhjet.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article