Djegia e gomave para bashkisë/ Procedohet Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja

2 hours ago 18

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori duke kërkuar procedim në gjendje të lirë për aktivisten Adriana Kalaja për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Po ashtu, Policia kërkon procedim edhe për deputetin e PD Klevis Balliu dhe disa persona të tjerë, mes tyre Klodijan Bajrami,Ilir Tusha, Astrit Hysa dhe Sokol Ndoja.

Ata janë kallëzuar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Këta persona ditën e djeshme kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Read Entire Article