Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.
Rama u shpreh se ky është një hap historik për Kosovën, ndërsa shprehur falënderimin për të gjithë miqtë dhe partnerët në Asamblenë Parlamentare që i dhanë Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.
Reagimi i plotë:
NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE
Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb