Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Nuk kemi në plan ndryshime, por riorganizim të partisë

8 months ago 20
11:04 11/02/2024

Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama tha se në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste do të kryhet një analizë dhe riorganizim i kësaj “familjeje politike”.


“Kjo është një mbledhje pune, raportimesh, diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar terësisht Partinë Socialiste dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës.”

Kryesocialisti nuk dha asnjë përgjigjie kur u pyet lidhur me ish-ministrin Arben Ahmetaj.

-Gazetarja: A është e vërtetë që e keni kërcënuar zotin Arben Ahmetaj siç edhe ai pretendon?

Edi Rama: PS është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë dhe kërkojnë hapësirë me të drejtë.

Ai theksoi më tej se këtë të Dielë nuk do ketë ndryshime në radhët e partisë, por lëvizje në të mirë të punës.

Sot nuk kemi asnjë plan për të bërë ndryshime, jemi për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera. Fjala ndëshkim nuk i shkon organizimit të një familjeje poltiike, riorganizim nënkupton lëvizje në të mirë të bërjes së punës”, përfundoi Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article