Asist në barazim, Vrioni në garë për titullin

11 months ago 16
Reklamë
14:29 24/09/2023

Sulmuesi kontribuoi për kalimin e New England në play-off e MLS

Xhiakomo Vrioni rikthehet të jetë protagonist te New England. Sulmuesi shqiptar shmangu humbjen e skuadrës së tij, duke asistuar në barazimin 2-2 përballë Chicagos dhe prekur raundin play-off të Mexhor Ligë Soker. 24-vjeçari dha pasimin e fundit tek goli i dytë për New England.

Pasi kontrolloi bukur në zonë, Vrioni shërbeu për shokun e skuadrës, i cili falë edhe devijimit nga një mbrojtës tundi rrjetën. Pikë që e ngjit New England në kuotën e 49 pikëve dhe tashmë 5 sfida nga fundi i sezonit të rregullt nis të mendojë për raundin play-off. Ky ishte asisti i dytë për Vrionin këtë sezon, ku ka shënuar edhe 9 gola.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article