Asllani organizoi lojën tek Inter

6 months ago 14
Reklamë
14:07 29/02/2024

Shqiptari ishte i pari për kilometrat e bëra dhe pasimet

Inter fitoi me rezultatin 4 – 0 ndeshjen e prapambetur të kampionatit me Atalanta me Kristjan Asllanin në fushë që nga minuta e parë.

Suksesi e shkëputi 12 pikë nga Juventus dhe këtu meritë ka edhe mesfushori shqiptar, i cili ishte organizatori te zikaltërit.

Një urë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit aq sa në fund ishte futbollisti që kishte vrapuar më shumë 12.175 metra.

Mediat italiane nuk vendosin shenjë barazimi me përvojën e Calhanoglu, por e vlerësojnë të një niveli të mirë pasi tregon personalitet.

“Gazzeta dello Sport” shkruan se trajneri i Atalanta, Gasperini u përpoq ta pengonte, por kjo zgjati vetëm pak minuta.

Kristjan Asllani ishte i pari tek Inter për pasime të realizuara ku në 97% të rasteve rezultuan të suksesshëm.

Këtë sezon të Serie A, Asllani është aktivizuar për 413 minuta ku ka dhënë 2 asiste.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article