Asllani “trazon” Serinë A, klubi i njohur kërkon ta huazojë nga Interi

10 months ago 53

Kristja Asllani ka trazuar sërish ujërat në Seria A. Për xhevahirin e kombëtares shqiptare është rritur interesi i klubeve italiane për ta patur në skuadër në pjesën e dytë të sezonit.

Janë disa skuadra italiane të cilat duan të përfitojnë nga mosaktivizimi i tij te skuadra e Interit.

Një nga ekipet më të interesuara për të patur Asllanin në skuadër është Empoli, klubi te i cili u rrit xhavahiri shqiptar.

Sipas mediave italiane huazimi i Asllanit te Empoli në pjesën e dytë të sezonit është një marrëveshje lehtësisht e realizueshme, e cila do të ndihmonte jo vetëm në rritjen e mëtejshme të futbollistit, por edhe rikthimin e vetëbesimit tek lojtari, pasi do të luajë në një ambient shumë familjar.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article