Asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Manja: Kostot për të burgosur i mbulon Britania

1 year ago 34
Reklamë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se kostot për të burgosurit që do të transferohen nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin në Peqin i mbulon pala britanike.

“Ky proces ka një rëndësi për qeverinë shqiptare dhe financat e buxhetit të shtetit. Unë dua të jem i qartë: Transferimi i personave të dënuar nga Britania e Madhe në Shqipëri do të ketë zero kosto për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, sepse do të mbulohet tërësisht nga Britania e Madhe.

Ajo që përfitojnë institucionet tona dhe në rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është një mbështetje financiare në vlerën e 5 milion eurove që do të shkojë e gjitha në fuqizimin e kapaciteteve tona si në forcimin e infrastrukturës në burgje ashtu edhe në forcimin e burimeve njerëzore të kësaj drejtorie.

Por, gjithçka tjetër do të mbulohet nga pala britanike”- tha Manja për “Shqipëria Live”.

I pyetur nëse do të ketë një diferencë në kushtet dhe trajtimin e këtyre të burgosurve në krahasim me ata që janë aktualisht në burgjet shqiptare, Manja e mohoi diçka të tillë duke thënë se trajtimi do të jetë i njëjtë. Ministri i Drejtësisë nuk la pa përmendur një detaj tepër të rëndësishëm konvertimi i dënimit të shqiptuar nga gjykata britanike për shtetasit shqiptarë që do të vuajnë dënimin në Shqipëri, do të bëhet nga gjykata shqiptare.

“Jo. Ata do të trajtohen në institucionet tona të vuajtjes së dënimit po njëlloj si shtetasit e tjerë shqiptarë që janë dënuar nga drejtësia shqiptare dhe aktualisht po vuajnë dënimin në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale.

Meqënse jemi në këtë pikë, dua të shtoj edhe një detaj. Transferimi i personave të dënuar sipas marrëveshjes së 2021, por edhe sipas kësaj marrëveshje zbatuese nuk e anashkalon sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Pra konvertimi i dënimit të shqiptuar nga gjykata britanike do të bëhet nga gjykata shqiptare. Do të jenë gjykatat shqiptare që do të përcaktojnë pjesën e mbetur për t’u vuajtur në institucionet tona në Shqipëri. Sa i përket trajtimit, ata do t’i nënshtrohen ligjit për të dënuarit dhe të paraburgosurit që është në fuqi në Shqipëri dhe të cilit i nënshtrohen të gjithë shqiptarët e burgosur”- tha Manja.

Top Channel

Read Entire Article