Aston Martin testohet nga një pilote

11 months ago 14
Reklamë
19:01 26/09/2023

Jessica Hawkins e para femër që provon një makinë të Formula 1 në pesë vitet e fundit

Ambasadorja e skuderisë Aston Martin dhe ish-pilotja e Serisë Ë, Xhesika Haukins, bëhet gruaja e parë në pesë vite që teston një makinë të Formula 1.

Britanikja 28-vjeçare, një ish-kampione e go-kart që gjithashtu ka punuar kaskadore në filmat “James Bond”, bëri 26 xhiro me makinën e Aston Martin të vitit 2021, në pistën e “Hungaroring” në Budapest.

Haukins, e bija e një montuesi të kondicionerëve, nuk arriti që të vazhdonte karrierën e saj si pilote për mungesë të ardhurash. Gjithçka ndryshoi në 2019 kur u angazhua në Formula 3 Seria Ë, ku garonin vetëm pilote.

Në 2021, iu bashkua skuderisë Aston Martin si ambasadore.

“Është një moment i madh për mua, për ekipin dhe për sportin e femrave. Në të gjitha fushat e ndryshme të sportit ne po rritemi dhe po tregojmë se kemi po aq arsye për të qenë këtu sa edhe meshkujt. Shpresojmë që ky të jetë hapi i parë që më shumë gra të futen në Formula 1. Jam shumë e lumtur që po prij në këtë rrugëtim.”

Në Formula 1 nuk ka garuar asnjë pilote në një çmim të madh që nga italiania Lela Lombardi në vitin 1976.

Por shumë prej tyre kanë testuar mjetet.

Përpara Haukins, pilotja e fundit që provoi një makinë të Formula 1 ishte kolumbiania Tatiana Kalderon me Sauber, në pistën “Hermanos Rodriguez” të Meksiko Siti në Tetor 2018.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article