“Ata mbroheshin shumë mirë”, Ancelotti flet pas fitores dramatike ndaj Union Berlinit

1 year ago 26
Reklamë

Real Madridi e ka filluar me fitore kampanjën e tyre për sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve, pas një goli në minutën e 94-të të takimit nga Jude Bellingham.

Kjo ndeshje doli të jetë një test i vështirë për madrilenët. Ata kishin shpresuar për një fitore të lehtë, por ekipi gjerman ishte i pathyeshëm në fazën e mbrojtjes, dhe nuk e lejoi ekipin vendas që të krijojë shumë raste shënimi.

Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti dha komplimente për ekipin nga Bundesliga në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke e pranuar se ai e ka pritur që do të jetë një përballje e vështirë.

“Ne e kemi pritur një ndeshje të tillë. Ishte shumë e vështirë. Union Berlini u mbrojt shumë mirë, nuk kishte shumë hapësira për ne. Kemi pasur mundësi të shënojmë më herët, por një gol në minutën e fundit është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë fillimisht italiani.

Tutje, Ancelotti tha se ata rregulluan disa gjëra pas pjesës së parë duke shtuar se është mirë që ekipi i tij nuk pësoi gol sot.

“Ne i rregulluam disa gjëra gjatë pushimit. Ne zakonisht luajmë më mirë në pjesën e dytë sepse kundërshtari ynë bën presion më pak. Ne kemi më shumë energji”.

👔#UCL pic.twitter.com/8vNnpMJAMX

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 20, 2023

“E rëndësishme është që nuk pësuam gol sot. Kemi qenë shumë të kujdesshëm. E dinim se Union Berlini janë shumë të rrezikshëm nga ndërprerjet”, përfundoi 64-vjeçari.

Real Madridi vazhdon rekordin e tyre pa humbje në të gjitha garat këtë sezon, rekord të cilin ata shpresojnë që ta vazhdojnë në vikend kur do të përballen me rivalin lokal Atletico Madrid./Telegrafi/

Read Entire Article