Atalanta nuk ndalet, mund Sassuolon 3-0

7 months ago 27
Reklamë
13:21 18/02/2024

Bergamasket mundin Sassuolo 3-0, “Zonja e Vjetër” ka katër ndeshje radhazi pa fituar

Atalanta mundi 3-0 Sassuolo-n në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Serie A. Nga mintua e pare, për bergamaskët luajti kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti që dha siguri në prapavijë. Për zigjelbrit e nisi titullar mesfushori Nedim Bajrami, që u zëvendësua në minutën e 60. Vendasit festuan golin e parë në minutën e 22 me Pasaliç. Në vazhdim, duartrokitjet i mori Carnesecchi, i cili priti dy herë penalltinë e Pinamontit.

Koopmeiners dyfishoi rezultatin në të 58′. Në të 75 Baker vulosi fitoren. Për Atalantën, ky është sukesi i pestë radhazi, ndërsa për Sasuolon humbja e katërt në pesë sfidat e fundit.  Juvja vazhdon me momentin negativ. Pas humbjeve ndaj Interit dhe Udinezes, në sfidën e javës së 25 të Serie A, skuadra e Allegrit barazoi 2-2 në transfertë ndaj Veronës.

Për bardhezintjë shënuan Vlahoviç dhe Rabiot, kurse për vendasit Folorunsho dhe Noslin. Napoli nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi kundër Xhenoas në ndeshjen e 25-të të Serisë A. Pavarësisht rezultatit, për të kaltrit kjo konsiderohet një pikë e fituar.

Miqtë zhbllokuan rezultatin në nisje të pjesës së dytë me Frendrup. Kundër kuqebluve të Xhilardinjos, goli i barazimit i shënuar nga Ngonge erdhi vetëm në minutën e 90-të. Belgu shmangu humbjen e nëntë në kampionat të skuadrës së Maxarrit, por jo fishkëllimat nga tifozët e pakënaqur me paraqitjen e ekipit në fushë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article