Atalanta “trazohet” para superkupës, Koopmeiners refuzon të stërvitet me ekipin, firmos sulmuesi i kombëtares

1 month ago 8
Reklamë

Nuk janë të qeta, këto ditë në të cilat Atalanta po përgatit ndeshjen  e parë të rëndësishme të sezonit, superkupën  Europës kundër Real Madrid.

Italianët pak ditë më parë morën lajmin e keq të dëmtimit të sulmuesit ta talentuar të kombëtares italiane Xhanluka Skamaka.

Dëmtimi ishte serioz dhe e detyroi skuadrën e Gasperinit që të hidhet në merkato për ta zëvendësuar duke qenë se Skamaka rrezikon të mos luajë pjesën dërrmuese të sezonit.

Në fund mes Simeones së Napolit dhe Reteguit të Xhenovës, drejtuesit e skuadrës së Atalantës vendosën të blejnë për 22 mln euro italo-argjentinasin Mateo Retegui, i cili është shok skuadra tek kombëtarja axurre pikërisht me Skamaken.

Mirëpo shqetësimi tjetër i Mad i momentit është holandezi Teun Kopmeiners. Prej kohësh në orbitën e Juventusit, mesfushori konsiderohej i pashitshëm nga presidenti i skuadrës.

Mirëpo mesa duket dëshira e Kopmeiners për të shkuar tek bardhezinjtë është aq e madhe sa që, lojtari ka vendosur të ndërmarrë një hap ekstrem.

Ai nuk pranon më të stërvitet me Atalantën ndërsa klubi pretendon se ai dhe agjenti i tij po i bëjnë shantazh presidencës.

Lajmi u bë i ditur nga trajneri Gasperini. Ky i fundit u shpreh i shqetësuar më mungesat kundër Real Madrid, pasi veç Skames dhe Skalvinit të dëmtuar, duhet të heq dorë edhe nga Kopmeiners.

Sfida e datës 14 gusht  Real Madrid-Atalanta do të transmetohet në Vizion Plus.

Read Entire Article