Atentati ndaj makinës në Tiranë/ Lëviz në këmbë me pistoletë në dorë, dalin pamjet e autorit

10 months ago 9

Pamjet që shihni tregojnë autorin e dyshuar të ngjarjes në Tiranë, i cili qëlloi me armë në drejtim të një automjeti.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Don Bosko’ në kryeqytet. Sipas denoncimit të Rudolf Zefit, një person i paidentifikuar qëlloi me armë në drejtim të tij dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet autori, duke lëvizur në këmbë dhe mban pistoletën në dorë. Fill pas ngjarjes, ai u arratis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article