Atentati ndaj makinës së 42-vjeçarit/ Autori lëvizte në këmbë, zbardhet dëshmia e objektit të sulmit në Tiranë: S’kam konflikte

10 months ago 10

Zbardhen të tjera detaje nga atentati sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë.

Sakaq, Zefi ishte i vetëm në makinë kur ndodhi ngjarja në fjalë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili sapo qëlloi me armë u largua nga vendngjarja. Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article