Deputeti demokrat Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm, ka shprehur keqardhjen për Donald Trump, SHBA dhe demokracinë. Reagimi i Shehut vjen pas atentatit ndaj Donald Trump, i cili u plagos gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Pensilvani.
Duke bërë një analizë të situatës në SHBA, Shehu shkruan se në këto momente të vështira ku ajo është përfshirë, ndarjesh të thella, gjuhë provokuese e stimuluese përplasjesh.
Në vijim ai bën një paralelizëm me Shqipërinë edhe pse thotë se jemi vite drite larg nga SHBA për nivelin e demokracisë dhe stabilitetin e institucioneve. Por Shehu shkruan se deformimet e demokracisë janë të rrezikshme.
Reagimi nga Tritan Shehu
Keqardhje per Trump, keqardhje per ShBA, keqardhje per demokracine!
Une nuk jam as Trump-ist, as Biden-ist!
Jam thellesisht ShBA-ist!
Se pari solidaritet e urimet me te mira per sherim e aktivitet te plote te Trump.
Se dyti sherim te shpejte e te plote te demokracise amerikane, garanci per demokracine, lirite e vlerat kudo ne Bote!
Ne keto momente te veshtira ku ajo eshte perfshire, ndarjesh te thella, gjuhe provokuese e stimuluese perplasjesh.
Qe te kujtojne periudhat e ngjarjet tragjike te vellezerve Kenedi, kur kontradiktat e konfliktet ne Ameriken e shpreses per rruzullin, u kthyen ne burim krimesh.
Nje mesim i forte ky per te gjithe, nje sinjal alarmi.
Per te kuptuar ne cfare te pa priturash tejet te rrezikeshme ku mund te cojne te tilla situata.
Per te kuptuar se dhe ne Shqiperi, vite drite larg ShBA per nivelin e demokracise e stabilitetin e institucioneve, cfare mund te sjellin deformimet e demokracise.
Perpjekjet per te nxjerre jashte ligjit opoziten.
Persekutimet, proceset e burgosjet politike te liderit tone te opozites.
Uroj me gjithe zemer tejkalim te kesaj e ketyre situatave ne ate vend te madh, lider per te gjithe ne.
Simbol i te drejtes e demokracise!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb