Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish lapidarit të 5 heronjve.
Paraprakisht dyshohet për 3 persona që kanë ndërruar jetë dhe 1 tjetër i plagosur.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.
Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici.
BalkanWeb, siguron pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb