Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, që u gjend rastësisht në vendin e krimit.
Të dyshuar për atentatin janë grupi i Bajrajve, për shkak të konflikteve të vazhdueshme me fisin Lici.
Lexo edhe :
Related Posts
RENEA zbarkoi dje në zonën e tyre në Dobraç, ku bëri kontrolle dhe shoqëroi disa persona.
Burime bëjnë me dije se Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin.
Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi. /vizionplus.tv