Deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar për atentatin në Shkodër, ku dyshohet për disa persona të vrarë.
Sula shprehet se ngjarja është tronditëse. Ai tha se shteti është nën pushtetin e bandave, duke shtuar se kriminelëve “iu hapet krahu”.
“Shteti nën pushtetin e bandave.
Tronditëse ngjarja në Shkoder. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës.
Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.
Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.
Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtueve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar”, shkruan Sula.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb