Atleti sfidon veten, ecën mbi një litar që lidh dy kulla

1 year ago 23
Reklamë
18:00 31/07/2023

Jaan Roose ia doli të vendosë një rekord të ri

Të kalosh mbi litar dhe të ruash ekuilibrin për shumë mund të jetë e vështirë por jo për atletin Jaan Roose i cili ka ndërmarrë një mision mjaft të guximshëm.

Ai ka kaluar mbi këtë litar që lidh dy kulla të larta në zemër të Dohas në pak minuta.

Në një ecje të jashtëzakonshme mes erës në lartësi dhe dridhjes nga nervozizmi, atleti në fund ia doli të realizonte me sukses sfidën.

“Tani që ia dola të përshkoj distancën mes dy kullave ikonë të Dohas, ndihem shkëlqyeshëm. Pas një pune të tillë, pas netëve të tëra pa gjumë në përpjekje për të gjetur mënyrën dhe momentin e duhur për të realizuar këtë sfidë, më në fund ia dola. U ngjita aty, eca dhe arrita në anën tjetër, ndihem shumë mirë”.

“Sparkline” është rruga mes dy kullave të famshme të Dohas, në një distancë prej 185 metrash dhe Jaan ia doli të ecë në litarin 2.5 cm të gjerë, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article