Atletico befason Realin, Derbi përfundon 1-1

7 months ago 28
Reklamë
13:00 05/02/2024

“Galaktikët” ndëshkohen në fund në Bernabeu

Atletiko Madridi i prishi festën në fund në “Bernabeu” Realit dhe mori një pikë të rëndësishme në derbi. Sfida e javës së 23 të La Liga-s përfundoi në barazim 1-1. “Los Blancos” kaluan në avantazh në minutën e 20 të lojës.

Në minutën e 48, “bardhekuqve” iu anulua një gol nga sistemi VAR. Markos Jorente realizoi golin e barazimit në kohën shtesë. Pas takimit, tekniku i “galaktikëve” nuk ishte i kënaqur me rezultatin.

“Ishim pa fat që u dëshkuam në minutën e fundit. Ajo që na mungoi ishte finalizimi. Meritonim të fitonim, kemi fituar shumë ndeshje në minutën e fundit, nuk mund të fajësojmë veten për ndonjë gjë. Nëse mundim Gironën të shtunën, atëherë ne shkëputemi 5 pikë në renditje.”

Për trajnerin e “bardhekuqve”, Diego Simeone kjo është një pikë e rëndësishme për ekipin që të vazhdojë ngjitjen. Reali kryeson me 58 pikë, 2 më shumë se sa Girona e vendit të dytë. Atletiko gjendet në vend të katërt me 10 pikë më pak.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article