Atletico Madrid rigjen besimin me 5 gola

7 months ago 28
Reklamë
21:33 17/02/2024

Bardhekuqtë të panadalshëm në shtëpi, dopieta nga Llorente dhe Angel Correa

Atletico Madrid shkatërroi në “Metropolitano” Las Palmas me rezultatin 5-0 dhe rigjeti besimin përpara sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Interit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 15 nga Jorente. 29-vjeçari e çoi rezultatin në 2-0 pas pesë minutash. Në 45 minutat e para nuk pati më gola, por bardhekuqtë u futën të sigurtë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, ishte radha e Angel Koreas që të realizonte dopietë. Rezultati shkoi në 3-0 pas dy minutash lojë. Në të 62, argjentinasi realizoi sërish me penallti. Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Depaj realizoi golin e pestë.

Pas 25 javësh, “Los kolçoneros” shkojnë në kuotën e 51 pikëve në renditje, ndërsa Las Palmas ka 35 pikë në mes të tabelës së La Liga-s.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article