Atletiko Madrid bën “bum” në merkato, blen sulmuesin 95 milionë euro

1 month ago 9
Reklamë

Julian Alvarez është goditja e madhe e Atletico Madrid në merkaton verore.

Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn në lidhje me sulmuesin argjentinas, kampion bote si protagonist në Katar 2022.

Alvarez ka firmosur për 5 vite me “Los Colchoneros”, me klubin spanjoll që ka zyrtarizuar transferimin. Ndërkohë që “Qytetarët” do të përfitojnë rreth 95 mln euro përfshirë bonuset (75+20) nga kartoni i futbollistit argjentinas.

Atletico do të jetë ekipi i dytë europian për ish-lojtarin e River Plate, i cili te Manchester City fitoi titullin (2x), FA Cup, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

Read Entire Article