Atmosferë feste në BBVK, banorët këndojnë hite nga më të ndryshmet

8 months ago 26

“Vëllai i Madh” ka ditur të sjellë një frymë të re në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” me organizimin e një mbrëmje karaoke, ku banorët u ngjitën një për një në skenën e improvizuar për të treguar talentet e tyre – ose mungesën e tyre – në këndim.

Gjatë natës, të njohurit dhe të panjohurit e muzikës bashkëjetuan në një harmoni të çuditshme, ndërsa banorët u përballën me sfidën e të kënduarit të hiteve të njohura shqip e anglisht.

Nata e karaoke-s solli momente të mbushura me emocion dhe të qeshura, ndërsa banorët interpretuan disa nga këngët më të spikatura të skenës muzikore. Ishte një rast për të çliruar stresin, treguar një anë tjetër të personalitetit, dhe si jo, për të argëtuar publikun dhe njëri-tjetrin.

E veçanta e mbrëmjes ishte interpretimi i transgjinores Edona James. Edona u vu në qendër të vëmendjes kur i erdhi radha të përballonte mikrofonin.

Ajo u detyrua të përballej me këngën “Ku je” të Elgit Dodës, një këngë me tekste që nuk i njohu. Me pak pasiguri dhe një dozë të madhe humori, ajo përpiqet të ndjekë melodi dhe fjalë që i shpëtojnë gojës, duke sjellë një performancë që përfundoi më shumë në të qeshura se në nota të sakta.

Pavarësisht ndonjë momenti të sikletshëm, “Karaoke Night” u shndërrua në një kujtim të veçantë për banorët e shtëpisë dhe në një mënyrë për të treguar solidaritetin ndërmjet tyre përmes muzikës dhe argëtimit.

E rëndësishme është se, në fund të ditës, ata janë aty për të krijuar kujtime dhe për të kaluar një kohë sa më të mirë gjatë kësaj eksperience të veçantë televizive. /Telegrafi/

Read Entire Article